Kryeministri Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministrin e Financave Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, do të mbajnë takim me kryetarët e komunave.
Sipas njoftimit do të mbahet me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal dhe se temat e takimit do të jenë në lidhje me s strategjia Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar; Ndërlidhja e qytetarëve me adresë zyrtare; Kontrata Kolektive
“Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal, kemi nderin të Ju ftojmë në takimin e përbashkët me SH.T.Z. Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi dhe Ministrin e Financave Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati dhe Kryetarët e Komunave. Temat të cilat do të trajtohen janë: Strategjia Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar; Ndërlidhja e qytetarëve me adresë zyrtare; Kontrata Kolektive dhe Të ndryshme”, thuhet në njoftim./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.