Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi ka treguar se nuk do të jetë personalisht në takimin e 31 janarit në Ambasadën e SHBA’së pasi do të udhëtojë në Uashington, duke e përmendur me ironi se Kurti dhe Qeveria nuk po ftohen në SHBA.
Krasniqi ka treguar se atje do të marrë pjesë në takimin tradicional për lutjet e mëngjesit, ku edhe do të takojë liderë botërorë.
Ai tha se përtej kësaj, do të ketë edhe takime zyrtare në departamentin amerikan të shtetit, në Kongresin Amerikan, në Senat e në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
“Do të jem për takimin tradicional për lutjet e mëngjesit. Do të jetë një mundësi e ritakimit me qindra pjesëmarrës nga e gjithë bota. Përtej kësaj do të kem edhe një agjendë tjetër zyrtare në departamentin e shtetit, në kongres amerikan, në Senat, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare”, tha Krasniq në T7, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.