×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takohet me ekipin e Qendrës në Berlin për Ndërmjetësim Integrues, ofrohet mbështetje për komunitetet në Kosovë

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 17:32

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin për Zhvillim, Integrim Evropian dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim ekipin e Qendrës në Berlin për Ndërmjetësim Integrues (CSSP), të udhëhequr nga drejtori, Christoph Luettmann.


    Luettmann e përgëzoi Kurtin për marrjen e detyrës dhe e njoftoi për punën që organizata e tij e ka bërë në të kaluarën në Kosovë dhe atë që janë duke e bërë tani. Ai ofroi përkrahjen e plotë të organizatës për proceset që kanë të bëjnë me komunitetet e Kosovës.

    “Kryeministri Kurti falënderoi CSSP-në për punën e deritashme në Kosovë dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndëretnik për zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin e standardeve të jetesës. Ai tha se komunitetet duhen të bashkëpunojnë dhe të bëhen bashkë për çështje që kanë të bëjnë me interesat e tyre si vendet e punës, luftimi i korrupsionit, mbrojtja e ambientit, etj”, thuhet në një njoftim nga Qeveria.

    CSSP është organizatë gjermane me seli në Berlin, me zyra lokale në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Shqipëri, që merret me çështje të dialogut dhe bashkëpunimit ndëretnik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!