×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takohet me rektorin e UP-së, flasin për ndryshimet në statutin e ri të universitetit

    Reporteri
    07 Shkurt 2024 | 19:45

    Kryeministri Albin Kurti ka pritur të mërkurën në takim rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, me të cilët ka diskutuar lidhur me draftstatutin e ri për Universitetin.

    Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se rektori Qerimi e ka njoftuar Kurtin se draftstatuti i ri për UP-në synon të sjellë ndryshime të nevojshme në ngritjen e standardeve të institucionit në tërësi, jo vetëm në vend por edhe më gjerë.

    “Ndryshimi i këtij statuti, i cili tani është për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, vjen pas plot 11 vitesh. Rektori Qerimi e falënderoi Kryeministrin Kurti për ndihmën që Qeveria ka dhënë përmes skemës së bursave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, STEM, për vajza, e të cilat ai i cilësoi si investim i kthyeshëm për vendin”, thuhet në njoftim.

    Kurti më tej e ka falënderuar rektorin për “kontributin e tij drejt përmirësimit të cilësisë në arsimin e lartë”, duke i shprehur përkrahjen e plotë të Qeverisë drejt avancimit dhe fuqizimit të Universitetit të Prishtinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!