×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takon Pranvera Badivukun, njërën ndër kompozitoret e para të Kosovës

    Reporteri
    14 Janar 2024 | 18:28

    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se sot pasdite ka takuar Pranvera Badivukun, njërën ndër kompozitoret e para të Kosovës.

    Kurti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Badivuku ka lënë gjurmë të pashlyeshme në trashëgiminë muzikore të Kosovës. Kompozimet e saj janë shpërblyer me pesë “Okarina të arta” në “Akordet e Kosovës” dhe shumë çmime e pjesëmarrje në festivale brenda dhe jashtë vendit.

    Postimi i tij:

    Pasditen e së dielës e kaluam me Pranvera Badivukun, njërën ndër kompozitoret e para të Kosovës. U gëzova shumë që me gjithë moshën, ishte mirë me shëndet dhe e gëzueshme. Për më tepër, na tregoi që nuk i mungon as vullneti për të krijuar.

    Përherë e këndshme në bisedë dhe mirëkuptuese në kritikë muzikore, Pranvera me shumë emocion fliste për dashurinë dhe disiplinën në punë, si në shkollë ashtu edhe në Radio Televizionin e Prishtinës. Krijimet e saj vazhdojnë t’i qëndrojnë kohës.

    Pranvera Badivuku ka lënë gjurmë të pashlyeshme në trashëgiminë muzikore të Kosovës. Kompozimet e saj janë shpërblyer me pesë “Okarina të arta” në “Akordet e Kosovës” dhe shumë çmime e pjesëmarrje në festivale brenda dhe jashtë vendit. Krijimet e saj janë interpretuar nga emra të mëdhenj të skenës sonë muzikore, nga Nexhmije Pagarusha, Esat Bicurri, Liljana Çavolli, Shpresa Gashi, Bashkim Paçuku, Sebahate Bërlajolli e deri te këngëtarët e brezave më të ri.

    Vepra e saj “E kujtoj atë takim” e krijuar fiks para 50 vitesh, do të vazhdojë të mbetet himn i këngës shqipe. Edhe takimin e bisedën tonë shumë të ngrohtë sot do t’i kujtojmë përherë. Nga banesa e saj u larguam me urimin për shëndet e jetë të gjatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!