×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takon strukturat e Vetëvendosjes, insiston në ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet

    Reporteri
    10 Prill 2021 | 14:18

    Kreu i VV-së, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takim virtual me qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit, pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit.


    Në njoftimin e Vetëvendosjes thuhet se në këtë mbledhje, Kurti njoftoi përfaqësuesit e Qendrave të Lëvizjes me rrjedhën e kompletimit të formimit të institucioneve shtetërore në këtë fazë dhe masat e nevojshme e të menjëhershme të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit COVID.

    Aty njoftohet se është diskutuar edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe për ecurinë e ecurinë e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

    Kurti ka theksuar domosdoshmërinë e ndryshimit të ligjit për zgjedhje, ndryshim ky që siç theksohet në njoftim  do ua mundësonte qytetarëve tanë të cilët jetojnë jashtë vendit votimin në ambasada e konsulata.

    “U diskutua po ashtu edhe për ecurinë e zgjedhjeve të 14 shkurtit, për fitoren plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe u vlerësua kontributi i jashtëzakonshëm i shtabeve lokale në Qendrat tona gjithandej Kosovës por dhe në Qendrat tona në Mërgatë për arritjen e këtij rezultati. Në këtë takim virtual u theksua domosdoshmëria e ndryshimit të ligjit për zgjedhje, ndryshim ky i cili do ua mundësonte qytetarëve tanë të cilët jetojnë jashtë vendit votimin në ambasada e konsulata. Kjo veçanarisht marrë parasyshë pengesat e mëdha të cilat po ua pamundësojnë shumë qytetarëve realizimin e një të drejte themeltare demokratike, atë të votimit.

    Ndryshimit të madh që ndodhi përmes referendumit gjithpopullor në nivelin nacional, në vjeshtën e këtij viti do t’i bashkërendohet edhe fitorja masive në komunat e Republikës së Kosovës. Një gjë e tillë, përveçse e nevojshme, është edhe e domosdoshme për t’u kompletuar ndryshimi i gjithmbarshëm”, theksohet ndër të tjera në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!