×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti tha se “PDK’ja i ka 4-5 kryetarë”, Lladrovci i përgjigjet: E ka llugë në shtëpi të vetë, Dejona Mihalin e ka shef

    Reporteri
    07 Korrik 2025 | 22:59

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë folur për kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

    Ai tha se Kurti e ka “llugë” në VV, duke komentuar deklaratën e tij se “PDK-ja ka 4-5 kryetarë”.

    Lladrovci tha se sa herë ia përmend emrin Kurti për të mirë ia humb 1 mijë vota në Drenas.

    “Do të thotë ai e ka llugë në shtëpi të vet, ai vetëm menaxher nuk është dhe saherë të ma përmend emrin Albin Kurti, për të mirë, mua nja 1 mijë vota mi humb për çdo herë në Drenas, kështuqë ai nuk më ka bërë as nder, as nuk ka bërë nderë çfarë ka folur…Turpi i botës është me i përmend Hashimin e Kadriun. Me thënë që ata vendosin se kush, çka me qenë. Me qenë ashtu ata kanë vendosur të jetë Enver Hoxhaj, por nuk është Enver Hoxhaj. Këtu kanë qenë dhe ia kanë lënë ta udhëheq. Me qenë me vendosë ata, është krejt temë tjetër”, ka thënë Lladrovci në Klan Kosova.

    Kurti ditë më parë ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës i ka të paktën katër kryetarë, duke aluduar në Memli Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Sami Lushtakun.

    “Unë prej përvojës politike, prej lajmeve e kam të qartë se Partia Demokratike e Kosovës nuk është reformuar. Në PDK ekzistojnë ose katër ose pesë kryetarë. Nuk e di a i ka katër a pesë, por jam e sigurtë që si ka tre, as dy as një. PDK e di prej përvojës nuk është parti, është shoqëri aksionare me papërgjegjësi të pakufizuara. Aty nuk merresh vesh pse ke folë me një person. Prandaj Enver Hoxhaj thotë diçka tjetër. E patë në një emission cka tha kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci për Sami Lushtakun, prindin e një deputeti të PDK-së. Janë edhe dy ish-kryetarët në Hagë të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh për instruksione politike.”, ka deklaruar Kurti.

    Kurti e quan PDK-në “shoqëri aksionare me papërgjegjësi të pakufizuara”, i përmend diçka edhe “ata që janë në Hagë” e Sami Lushtakun

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!