Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Artane Rizvanolli kanë marrë pjesë në aktivitetin e organizuar “Handikos” dhe “The Balkan Forum” në kuadër të fushatës “Thuaju jo qeseve të plastikës”.
Me këtë rast Kurti ka vlerësuar këtë iniciativë, duke siguruar se do të formohet një grup punues që do të trajtojë këtë çështje sa më parë.
Sipas tij, shteti duhet që të shtojë kujdesin për personat me nevoja të veçanta, të sëmurët e të varfërit.“Jam i bindur që Kosova shteti ynë si shtëpia e popullit tonë duhet ta ketë një dysheme të fortë sociale, pra duhet të kujdesemi për ata të cilët janë më të varfër më të dobët, të sëmurë apo me nevoja të veçanta, por edhe burimet natyrore”.
“Prandaj kjo iniciativë është shumë e mirë dhe kemi nevojë për përgjegjësi institucionale. Duhet ta krijojmë një grup punues që marrin pjese shoqëria civile dhe bizneset që ta bëjmë një paketë për mbrojtjen e ambientit, por edhe situatën në të cilën ndodhet Kosova sot”. /EO
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.