Kryeministri Albin Kurti, në fjalën e tij para Këshillit të Përgjithshëm të VV-së ka folur për (mos) prezencën e FSK-së në veri.
Ai ka thënë se për shkak të zotimit të ish-preisdentit Hashim Thaçi, FSK-ja s’mund të vendoset në veri, megjithatë ka shtuar se ai vakum atje duhet mbushur, shkruan Reporteri.net
“Është zotimi i njëanshëm ndaj NATO-s i një pararendësi tim që nuk lejon FSK-në të futet në veri, por kufiri ynë duhet të ruhet. Ky vakum që është atje duhet të mbushet. Për këtë jemi duke shtuar bashkëpunimin me partnerët e aleatët tanë ndërkombëtarë, e ata praninë e NATO-s, KFOR-it atje”, tha kryeministri Kurti.
Kryeministri tha Serbia duhet të ndëshkohet ndërkombëtarisht për aktin e agresionit ndaj shtetit të Kosovës.
“Për këtë akt agresionit ndaj Republikë tonë, Serbia duhet të ndëshkohet ndërkombëtarisht sepse sa herë që ajo nuk është ndëshkuar për krimet e saj, i ka përsëritur ato, dhe kjo nuk duhet lejuar”, tha Kurti. /Reporteri.net/.