Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për punën e tij në Qeveri duke përmendur në veçanti bordet e ndërmarrjeve publike.
Kurti ka thënë se Qeveria e tij ka vendosur standarde të larta të administrimit të ndërmarrjeve publike, andaj ai është shprehur se nuk do të lejojnë që këto standarde të rrënohen lehtë.
Kurtiu ka bërë thirrje njerëzve profesionistë që të aplikojnë në pozitat e drejtorëve të shkarkuar të ndërmarrjeve publike.
“Ndërmarrjet tona do të kenë nevojë për gratë dhe burrat më të mirë të kombit tonë e të komuniteteve të Kosovës.
Konkurse për zyrtarë të lartë janë hapur në këto ndërmarrje:
— Korporata Energjetike e Kosovës, deri më 12 qershor
— Telekomi i Kosovës, deri më 13 qershor
— Posta e Kosovës, deri më 27 qershor
— KRU Prishtina, deri më 27 qershor
Sa më shumë kandidatë të përgatitur që të kemi, sa më shumë profesionistë të gatshëm për të drejtuar ndërmarrjet në përputhje me interesin publik, aq më e vështirë do të jetë që dikush të shtyjë para përzgjedhjen e gabuar, për synime të ngushta familjare, partiake a klanore. Ndikimin e mujsharëve që kanë kapur shtetin nuk do ta lejojmë.
Me njerëz meritorë në pozita drejtuese, do të vijë edhe ndryshimi që meritojnë qytetarët e Republikës së Kosovës. Andaj ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij ndryshimi, duke aplikuar për pozitat e drejtorëve dhe të zyrtarëve të lartë në ndërmarrjet tona publike. Mirardhshi dhe ju priftë e mbara!”, ka shkruar ai ndër të tjera.