Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë me rastin e festës së Pashkëve. Kurti ka thënë së kjo fundjavë është e veçantë për besimtarët katolikë e protestantë në mbarë botën.
“Kjo fundjavë është e veçantë për besimtarët katolikë e protestantë në Kosovë dhe në mbarë botën. Janë këto ditët e afrimit me njëri-tjetrin por edhe të besimit mes nesh”.
Tutje Kurti thotë se Pashkët si festë e ringjalljes dhe ripërtëritjes, janë simbol i sakrifikimit dhe i shpresës, i fillimeve të reja.
Postimi i plotë i Kurtit:
Urime Pashkët për të gjithë besimtarët katolikë e protestantë!
Kjo fundjavë është e veçantë për besimtarët katolikë e protestantë në Kosovë dhe në mbarë botën. Janë këto ditët e afrimit me njëri-tjetrin por edhe të besimit mes nesh.
Si festë e ringjalljes dhe ripërtëritjes, Pashkët janë simbol i sakrifikimit dhe i shpresës, i fillimeve të reja.
Si shoqëri dhe si shtet po kalojmë kohëra të vështira si pasojë e pandemisë Covid-19 por edhe e problemeve të grumbulluara me dekada, sfida që përveçse aftësisë shpeshherë testojnë edhe durimin tonë. Por, ky fillimvit na ka dëshmuar sërish se kur bëhemi bashkë tejkalojmë çdo pengesë, sado e madhe të jetë.
Andaj, sot lutemi dhe urojmë për më shumë mirësi e më shumë dashuri.
Gëzuar Pashkët!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.