Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë vuri në pah edhe investimet në fushën e mbrojtjes.
“Në mandatin e ri ushtrisë do t’ia ndajmë mbi 1 miliard euro, do të kemi fabrikë të municioneve dhe dronë ushtarakë Made in Kosova, pra që i prodhojmë vetë. Kemi filluar të blejmë për dallim prej më herët dhe për dallim edhe prej tani do të fillojmë të prodhojmë atë që kemi nisur ta blejmë”, tha Kurti.
“Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kemi zgjeruar dhe thelluar marrëdhëniet në fushën e energjisë dhe të mbrojtjes. Grantin më të madh ndonjëherë nga SHBA-ja e ka fituar qeveria jonë në vlerë prej 202 milionë dollarë për sistemin e baterive të energjisë elektrike. Nga bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes me SHBA-në kemi blerë sistemin raketor antitank ‘Javelin’ dhe do të blejmë edhe helikopterët ‘Black Hawk’”, shtoi kryeministri Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.