×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti vizitoi vendpunimet e rrugës Kijevë – Zahaq, segmenti Kijevë – Dollc, thotë se do të shtohet intensiteti i punëve

    Reporteri
    19 Korrik 2024 | 13:06

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministri i këtij dikasteri, Hysen Durmishi, si dhe zëvendësministrat Taulant Kelmendi dhe Mentor Arifaj, sot gjatë paradites vizitoi vendpunimet e rrugës Kijevë – Zahaq, segmenti Kijevë – Dollc, përcjell Reporteri.net.

    Ai u njoftua nga menaxherët e kontratave të tre loteve të këtij segmenti mbi ecurinë e punimeve. Kryeministri përshëndeti edhe falënderoi punëtorët dhe kompanitë për punën që po e bëjnë në realizimin sa më të shpejt të këtij projekti infrastrukturor me rëndësi të madhe për rajonin e Pejës.

    “Në javën e parë të muajit korrik u hapën procedurat për dorëzimin e ofertës për ndërtimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, përkatësisht segmenti Dollc-Zahaq. Segmenti i kësaj rruge ka gjatësi totale 16.27km, e ndarë në 4 lote, me buxhet të planifikuar të projektit prej rreth 46 milionë euro”, njofton Qeveria e Kosovës përmes një kumtese.

    Ndërkohë, në Facebookun personal të tij shkroi edhe kryeministri, Albin Kurti, derisa tha se do të shtohet intensiteti i punëve.

    “Temperaturat po pritet të bien ditëve në vijim, e intensiteti i punës sigurisht se vetëm sa do të rritet, deri në përfundimin e kësaj arterie të rëndësishme infrastrukturore për rajonin e Dukagjinit”, shkroi Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!