Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot migrantët afganë që po qëndrojnë në kampin Bondsteel.
Kurti ka bërë këtë vizitë i shoqëruar nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Amerikës në Prishtinës, Nicholas Giacobbe.
Kurti ka thënë se është nder që po mund të mirëpresin dhe ndihmojnë qytetarët afganë.
“Kryeministri Kurti, falënderoi zyrtarët amerikanë për komunikimin dhe bashkëpunimin e ngushtë në këtë çështje humanitare për refugjatët, të cilët kishin nevojë për mbështetjen tonë e që po i ndihmojmë së bashku. Ai tha se është nder për neve që kishim mundësi t’i mirëpresim dhe t’u ndihmojmë qytetarëve afganë, të cilët tani janë mysafirët tanë. Zyrtarët e kampit Bondsteel shprehen mirënjohjen e tyre për angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në strehimin e qytetarëve të shpërngulur nga konflikti në Afganistan”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.