×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti vonohet në takim me sindikalistët, jep një arsye të çuditshme pse ndodhi kjo

    Reporteri
    21 Nëntor 2019 | 12:12

    Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar sot debatin me temë “Mbështetja dhe fuqizimi i organizimit sindikal”.


    Por Kurti nuk ka arritë me kohë në këtë debat. Ai e ka thënë këtë pasi ka marrë fjalën, me ç’rast ju ka kërkuar falje sindikalistëve.

    Kurti ka dhënë një arsye të çuditshme pse u vonua, shkruan Reporteri.net.

    “Unë ju kërkoj falje për vonesën sepse prej çastit kur dale nga banesa vazhdimisht më duhet të përgjigjem në pyetjen e qytetarëve, gazetarëve, derisa mbërri këtu a u bë koalicioni. Pra është një lloj preukopimi këto ditë, ndërkohë është një lloj aktualiteti politik shumë i rëndësishëm, mos t’i harrojmë edhe dinamikat shoqërore dhe ekonomike të cilët janë më të thella se sa zgjedhjet parlamentare e lokale si dhe polemikat e ndryshme që zhvillohen”, ka thënë Kurti. /Reporteri.net/.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!