×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti zbutet rreth Asociacionit: Do të ketë konsideratë edhe për atë, por jo si më primarja

    Reporteri
    02 Dhjetor 2022 | 14:53
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti / Fotografia: Ekonomia-Online

    Po, do të ketë konsideratë edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, tha kryeministri kosovar, Albin Kurti. Këtë, tregoi ai, e kishte paraqitur edhe në Bruksel më 18 gusht në Kornizën për Marrëveshje të Përgjithshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që e kishte paraqitur.

    Por, tha ai, zbatimi i të gjitha marrëveshjeve ku përfshihet edhe Asociacioni është në Kapitullin e Katërt e jo të Parë. “Nuk mund të jetë ky Kapitulli i Parë dhe nuk mund të jetë nga 33 marrëveshje si vetëm njëra më e rëndësishmja, më kryesorja dhe prioritarja”, ka thënë Kurti para gazetarëve. Megjithatë, ai iu referua Kushtetutës së Kosovës ndaj, siç tha, atyre që duan “diçka ndryshe prej saj”.

    Sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe unë nuk kam përgjigje të re. Por, natyrisht që në Kapitullin 4 të Kornizës së Marrëveshjes së Përgjithshme që e kam prezantuar në Bruksel më 18 gusht, unë edhe aty kam thënë që do të ketë konsideratë për të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe implementimin e tyre. Por, nuk mund të jetë ky Kapitulli i Parë dhe nuk mund të jetë nga 33 marrëveshje si vetëm njëra më e rëndësishmja, më kryesorja dhe prioritarja. Të drejtat e pakicave ne duam dhe duhet t’i respektojmë. Por, po e ritheksoj se Ata që duan diçka ndryshe prej asaj që është e paraparë në Kushtetutën e Kosovës do të duhej të na tregojnë se si qenka gabim Kushtetuta e Kosovës”.

    Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, në një konferencë në Atlantic Council e dha për fakt të kryer se “po, Asociacioni do të bëhet”, ndërsa amabsadori amerikan për televizionin serb “Insider TV”, tha se “Kurti e kupton që Asociacioni është prioritet absolut i tij”.

    Në marrëveshjen e arritur për targat në Bruksel mes kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell në një komunikatë, mes tjerash, tha se “palët e kuptojnë që duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura më parë në Bruksel” ku përfshihet edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!