×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti zhvilloi bisedë telefonike me përfaqësuesit e Sanxhakut, flasin rreth gjendjes së coronavirusit

    Reporteri
    02 Maj 2020 | 19:25

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur kontaktet dhe ka zhvilluar biseda telefonike me përfaqësues të Sanxhakut, përkatësisht me Jasmina Curić, Kryetare e Këshillit Kombëtar Boshnjak, me Hazbo Mojović, Kryetar i Komunës së Sjenicës, dhe me Kenan Hot, Kryetar i Komunës së Tutinit.


    Kryeministri u interesua rreth gjendjes në këtë rajon, në veçanti mbi luftimin dhe parandalimin e shpërndarjes së pandemisë COVID-19.

    “Të gjithë po ballafaqohen me të njëjtat sfida. Deri më tani situata është e menaxhueshme dhe shpresëdhënëse drejt daljes nga kjo krizë shëndetësore.Kryeministri shprehu mbështetjen dhe solidarizimin e tij dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës me krahinën e Sanxhakut në luftën e përbashkët kundër këtij armiku të padukshëm. Të gjithë u pajtuan që të vazhdohet komunikimi dhe bashkëpunimi”, thuhet në komunikatën qeveritare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!