×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurtit i publikohet video e para 9 viteve: Kosova nuk do të ketë ushtri

    Reporteri
    28 Maj 2021 | 15:50

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me presidenten Vjosa Osmani – Sadriu, sot nga afër kanë përcjellë stërvitjen ushtarake të quajtur “Defender Europe 2021”.


    Në fjalën e tij, kryeministri Kurti ka thënë se FSK-ja po dëshmon që është e vullnetshme dhe e aftë për të ndihmuar sigurinë kontinentale e globale.

    “Gjatë këtij ushtrimi ju keni shtyrë kufijtë më të skajshëm me të vetmin qëllim që të dëshmoni që forca jonë është e gatshme për të mbrojtur sovranitetin dhe territorin tonë”, ka thënë Kurti duke iu drejtuar pjesëtarëve të FSK-së.

    Por, qëndrimi i Albin Kurtit rreth Ushtrisë së Kosovës nuk ka qenë i njëjtë rreth 9 vite më parë.

    Në një intervistë të realizuar në vitin 2012 në Radio Televizioni e Kosovës pas përmbylljes së mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës, Kurti kishte thënë se Kosova nuk do të ketë ushtri.

    “Do ta kemi KFOR-in këtu, EULEX-in këtu, UNMIK-un këtu, mbi bazën e njëjtë që e kishin edhe më herët. Kosova nuk do të ketë ushtri. Nuk jemi shtet normal me sovranitet e me pavarësi të plotë nëse nuk kemi ushtri dhe kufij të mbrojtur. Këto nuk do të ndodhin.”, kishte deklaruar Kurti.

    Intervista e Kurtit është e publikuar edhe në kanalin zyrtar të Lëvizjes Vetëvendosje në “Youtube”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!