×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurtit nuk i bën përshtypje se çfarë po ndodhë në LDK e AAK: Mos më pyesni për ta, unë jam kryeministri në detyrë

    Reporteri
    19 Maj 2020 | 10:52

    Derisa Lidhja Demokratike  bashkë me AAK-në dhe Nismën po thonë se janë afër finalizimit të programit qeverisës, e që në fokus kanë edhe një pako ekonomike për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se nuk merret me ta.


    Këto komente Kurti i ka bërë nga Prizreni derisa është pyetur për zhvillimet e fundit tek koalicioni që po synon ta drejtojë qeverinë e ardhshme, shkruan Reporteri.

    “Unë nuk i ndjek ata edhe nuk e di pse po më ngatërroni me ta. Unë jam kryeministër në detyrë”, ka thënë Kurti shkurt e në shaka derisa është pyetur për këtë temë.

    Kujtojmë se derisa po pritet vendimi i Kushtetueses për dekretimin e Avdullah Hotit për kryeministër të ri të vendit nga ana e presidentit Thaçi, kryeministri në detyrë i Kosovë ka përsëritur tashmë disa herë se do të jetë kryeministër në detyrë deri në zgjedhje të reja.

    Deri më 29 maj Kushtetuesja pritet të dalë me një vendim. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!