×
  • Lajme
  • Botë

    Kurz tërhiqet nga politika

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 13:10

    Ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz njoftoi më 2 dhjetor se po tërhiqet nga politika, pothuajse dy muaj pasi dha dorëheqje nga posti. Kurz ishte i përfshirë në një skandal korrupsioni.

    Njoftimi për tërheqje nga politika përmbyllë karrierën spektakolare të Kurzit i cili u bë kancelar në moshën vetëm 31 vjeçare, me çka u bë kreu më i ri i ndonjë qeverie i zgjedhur në mënyrë demokratike, në vitin 2017.

    “Për mua fillon kapitull i ri në jetën time”, tha 35 vjeçari duke shtuar se do të donte të kalonte më shumë kohë me familje, sidomos të birin e sapolindur.

    Kurz tha se nga 3 dhjetori do të dorëzojë edhe udhëheqjen me Partinë e tij konservatore, Popullore (OeVP).

    “Vendimi nuk ishte i lehtë për mua”, tha ai në një konferencë për media duke shtuar se beteja e tij me pohimet për korrupsion kanë lënë pasoja tek ai dhe e zbehën pasionin për politikë.

    Akuzat për korrupsion Kurz i ka mohuar që nga fillimi, derisa më 2 dhjetor përsëriti që shpreson të ketë rast që të dëshmojë pafajësinë e tij në gjykatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!