×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari: Kosova ka shënuar regres alarmant në lirinë e medias, njollë e zezë për vendin

    Reporteri
    03 Maj 2024 | 9:17

    Juristja e medias, Flutura Kusari ka reaguar pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e medies nga “Reporterët pa Kufij”, duke u renditur e 75-ta nga 56-ta sa ishte vjet.

    Kusari e ka cilësuar si alarmues këtë raport, duke shtuar se kjo është një njollë e zezë e shënuar sot në historinë e vendit tonë. Ajo ka thënë se regresi është alarmant, teksa ka renditur edhe pesë arsyet që sipas saj kanë çuar në këtë renditje.

    Reagimi i plotë:

    Alarmuese, alarmuese, alarmuese.

    Nje njolle e zeze eshte shenuar sot ne historine e re te vendit tone. Njolle qe nuk do te hiqet lehte.
    Kosova ka shenuar regres alarmant dhe eshte renditur 19 vende me poshte ne indeksin e Reportereve pa Kufinje sa i perket lirise se medias.

    Pese arsyet qe kane cuar ne kete rezultat te turpshem te qeverisjes se koalicionit VV dhe Guxo jane:

    1. Tentim mbyllja e Klan Kosova

    2. Projektligji per KPM

    3. Sulmet dhe denigrimet online qe iu behen gazetareve dhe aktivisteve kur e kritikojne pushtetin

    4. Emerimi i njeriut te VV-se si drejtor i televizionit ne RTK dhe gjunjezimi (presioni) financiar qe po i behet transmetuesit publik

    5. Pasiguria e gazetareve

    Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit hartuar nga “Reporterët pa Kufij” , vërehet se mungesa e vullnetit politik për mbrojtjen e të drejtave të medias po përshpejton rënien e lirisë së saj.

    Kosova përfshihet në grupin e vendeve ku mjedisi i medias është “problematik”. Ajo radhitet e 75-ta duke humbur 19 vende nga viti i kaluar, kur u listua e 56-ta.
    /Reporteri.net/

    Kosova bie 19 vende më poshtë në raportin e “Reporterëve pa Kufij”: Partia në pushtet shtoi trysninë ndaj medias së pavarur

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!