×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila kritikon kryeministrin Hoti: Nuk ka qëndrueshmëri në bindjet e veta

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 8:33

    Kryeministri Avdullah Hoti bëri të ditur mbrëmë se është shtyrë mbledhja e dy qeverive, për dy tetor.


    Hoti theksoi se arsyeja e kësaj shtyrje është seanca e Kuvendit të Kosovës e paraparë për të premten.

    Pas kësaj, ka reaguar deputetja Mimoza-Kusari Lila, e cila tha se të jesh në krye të vendit në kohë krize, duhet të paktën të kesh empati për problemet që kanë qytetarët e vendit.

    Kusar-Lila thotë se Hoti e dëshmoi se s’ka qëndrueshmëri në bindjet e veta dhe se i ndryshon ato publikisht, pa asnjë pendim.

    Postimi i plotë:

    Cila është arsyeja e vërtetë e shtyerjes së takimit në Shkodër?

    Të jesh në krye të vendit në kohë krize, duhet të paktën të kesh empati për problemet që kanë qytetarët e atij vendi dhe të komunikosh hapur me qytetarët për limitet që i ke. Jo të jesh i mpirë nga dehja me pushtetin në njëren anë, ndërsa në anën tjetër të fshihesh prapa arsyetimeve boshe dhe prapa përgjegjësive të institucioneve tjera, e vetë nuk ke as transparencë dhe as llogaridhënie.

    Avdullah Hoti, tashmë e dëshmoi se nuk ka qëndrueshmëri në bindjet e veta, i ndryshon ato publikisht pa asnjë pendim dhe nuk është fare i sinqertë as para popullit dhe as para Kuvendit.

    Një bindje të njejtë mosbesimi të krijon arsyetimi për shtyerje të mbledhjes së përbashkët midis dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë.

    Si t’i besohet arsyetimit të njeriut që deri më tani asnjë qëndrim nuk e mbajti, as brenda tre muajve të një mandati.

    Kryeministri, para se të mundohet të fshihet prapa Kuvendit, sikur me dështimin e Qeverisë me pakon e rimëkëmbjes, është mirë të mos e arsyetojë shtyerjen e mbledhjes së dy qeverive me seancën e Kuvendit.

    Jemi mësuar Kuvendi me karriket e Qeverisë bosh, e vazhdojmë agjendën e mbetur edhe pa ta. Ndërsa, ata të vazhdojnë takimin e dy qeverive, përveç nëse nuk është arsyeja e shtyerjes dikund tjetër?! E në atë rast, është më mirë të tregojë hapur, çka e bëri të shtyhet mbledhja në Shkodër?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!