Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se akuzat e Haki Abazit kundër saj marrin përgjigje nga fakti se vetëm ai është shprehur kundër dinamikave të grupit.
Në një deklarim për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të hënën, Kusari-Lila ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve rreth përjashtimit të mundshëm të Abazit nga Grupit Parlamentar i LVV-së.
“Besoj që ju iu përgjigjet vetvetes, sepse pyetja e parë ishte ‘a ka demokraci apo jo’ sipas deklarimeve të z. Abazi, ndërkaq pyetja e dytë ishte ‘a do ta përjashtoni atë?’. Në situatën aktuale, Grupi Parlmentar përbëhet nga 58 deputetë dhe është vetëm një deputet që ka dal me përmbajtje të tillë me dinamikën e grupit. Prandaj, ju bëjeni matematikën për pjesën tjetër. Nuk kam çka të shtojë për deklaratën e tij”, tha Kusari-Lila.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar sot të mërkurën si ditë për mbajtjen e seancës së radhës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.