×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila: Kërkohen elemente shtesë që Kosova t’i përmbushë për liberalizim të vizave

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 23:26

    Ushtruesja e detyrës të shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se përkundër se Kosova ka dëshmuar se janë plotësuar kushtet e kërkuara për liberalizimin e vizave, ka elemente shtesë që kërkohen.


    “Mbetet sfidë procesi i integrimit për faktin e rrethanave që e karakterizojnë Kosovën, duke filluar nga mungesa e liberalizimit të vizave, pastaj ndërmjetësimi në procesin e dialogut dhe më pas thellimi i kritereve apo përcaktimi i më tepër kushteve për Kosovën në rrugëtimin e Kosovës para se të marrim liberalizimin. Kosova ka dëshmuar që janë plotësuar të gjitha kushtet që janë kërkuar për liberalizim, pastaj ka elemente shtesë që në fund të dalim me politikat shtetërore të vendeve anëtare të BE-së”.

    Ajo në Interaktiv të KTV-së ka folur për qasjen e dy shteteve, Francës dhe Holandës, për këtë çështje dhe mundësinë e përmirësimit për ta përfunduar procesin e liberalizimin të vizave.

    “Reflektimi i qëndrimit të këtyre dy shteteve më pak varet nga Kosova. Ka disa vite menjëherë pas liberalizimit të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor që kur është shtrirë fluksi i refugjatëve, është dashtë vetëm një incident që t’i bëj politikanët më konservativë në këto shtete në raport me vendimmarrjen për liberalizim të vizave”, ka thënë ajo, shkruan Koha.net.

    Kusari-Lila ka thënë se nuk mund të jepen afate se kur mund ta fitojë liberalizimin e vizave Kosova, porse duhet të vazhdohen përpjekjet që t’u ndryshohet mendja shteteve skeptike.

    “Është vështirë të jepen afate kur vendimmarrja nuk varet nga ne. Çka varet nga ne është përpjekja e vazhdueshme. Stabiliteti në Kosovë, zhvillimi dhe qasja më kreative ndaj zhvillimit të përgjithshëm janë ato që shkojnë në favor të ndryshimit të mendimit të elektoratit të politikanëve të këtyre vendeve”, ka shtuar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!