×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush do jetë kundërkandidat i Abdixhikut në LDK, flet Lushaku: Jemi parti demokratike

    Reporteri
    25 Maj 2023 | 23:50
    Jehona Lushaku-Sadriu

    Jehona Lushaku-Sadriu, anëtare e kryesisë së LDK-së ka thënë se zgjedhjet brenda partisë do të jenë të hapura.

    Ajo tha se LDK është parti demokratike dhe se kundërkandidatët ka pasë rast që janë bërë pjesë e lidershipit më vonë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Jo por nuk është se kemi ndonjë indikacion por gara është e hapur gjithsesi. Ne jemi një parti demokratike dhe në të kaluarën kemi pasur kundërkandidatë që më pas kanë qenë në të njëjtën lidership”, ka thënë ajo në T7.

    Sipas saj, dy vitet e fundit kanë dëshmuar se Lumir Abdixhiku mund t’i japë shumë LDK-së.

    “Dy vitet e kaluara kanë qenë indikacion matës i Abdixhikut në partinë tonë. Dhe mund të dimë se cilat suksese mund t’i atribuojmë atij”, theksoi Lushaku-Sadriu.

    Zgjedhjet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës do të mbahen më 1 qershor.

    Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së të mërkurën.

    Abdixhiku para gazetarëve tha se ky proces për LDK-në është festë, pasi si parti gjithmonë kanë besuar që demokracia është vlerë, e që besojnë ta manifestojnë edhe në këtë proces të brendshëm.

    “Ky proces për ne është festë sepse gjithmonë LDK ka besuar që demokracia e brendshme është vlerë, vlerë identitare, si vlerë të cilën besojmë ta manifestojmë edhe me procesin tonë të brendshëm”, tha ai. /Reporteri.net/.

    Përfundon mbledhja e kryesisë, LDK nga 1 qershori nis zgjedhjet e brendshme

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!