×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush do ta zëvendësojë Rifat Latifin në postin e Ministrit të Shëndetësisë?

    Reporteri
    07 Tetor 2022 | 7:43

    Pas dorëheqjes së Rifat Latifit nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, nga Lista “Guxo” e kanë kërkuar që ta kenë këtë post.

    Menjëherë pas dorëheqjes së ministrit Latifi, deputeti i Partisë Guxo, Burim Meta, përmes një postimi në Facebook, tha se nuk ka më kohë për eksperimente në shëndetësi dhe se posti i Ministrit të Shëndetësisë duhet t’i takojë kësaj partie.

    “Edhe sa Ministra te Shendetesise duhet te nderrohen, qe ky pozicion ne fund t’i takoj GUXO-s!?” ka shkruar ai në Facebook.

    Nga Vetëvendosje e kanë komentuar mbrëmë këtë kërkesë duke thënë se me rëndësi nuk është individi, apo subjekti i caktuar, por përmbushja e premtimeve elektorale për shëndetësinë, shkruan Reporteri.net.

    “Respekt për kolegun tonë, por si LVV për ne nuk është i rëndësishëm emri e mbiemri apo nominimi i personit nga ndonjë subjekt i caktuar, por përmbushja e premtimeve tona elektorale që i kemi pasur për sektorin e shëndetësisë”, deklaroi deputeti Artan Abrashi në RTV Dukagjini.

    Ndërsa deputeti tjetër Adnan Rrustemi ka thënë se është në përgjegjësi të kryeministrit zëvendësimi i ministrit të Shëndetësisë.

    “Por thelbi i programit tonë është përmbushje e premtimeve elektorale dhe në fund të fundit funksionalizimi, njëherë e përgjithmonë i sistemit tonë të shëndetësisë që natyrisht është ndër sektorët më të rrënuar përgjatë viteve në Kosovë”, deklaroi ndër të tjera Rrustemi.

    Në letrën e dorëheqjes që Latifi ia ka dorëzuar kryeministrit Albin Kurti, ka potencuar se deri te ky vendim ka ardhur pas “shumë reflektimesh” në muajt e fundit.

    “Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqjes. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!