×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush është Dafina Gexha Bunjaku, gruaja e përfolur për ta zëvendësuar Arben Vitinë në MSH

    Reporteri
    01 Tetor 2021 | 10:50

    Dafina Gexha-Bunjaku pritet të jetë pasardhësja e ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, i cili do ta lë këtë pozitë për të kandiduar në zgjedhjet lokale për kryetar të Prishtinës.


    Gexha-Bunjaku aktualisht mban pozitën e zëvendësministres ndërsa pritet të emërohet ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë pas dorëheqjes së Vitisë.

    Më poshtë gjeni një biografi të saj e cila është e publikuar në uebfaqen e MSH-së:

    Dafina Gexha Bunjaku ka lindur në Gjakovë. E diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ka vazhduar studimet post-diplomike në fushën e menaxhmentit shëndetësor – program i përbashkët i Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Vjenës, Austri.

    Është specialiste e epidemiologjisë, dhe ka punuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Departmentin e Epidemiologjisë. Gjithashtu ka qenë pjesë e ekipit të IKShPK për fazën përgatitore dhe menaxhuese për COVID-19.

    Znj. Gexha-Bunjaku është koordinatore për Kosovën në ECDC (Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve Ngjitëse), për raportim dhe bashkëpunim në disa fusha. Ka punuar në Programin e Mjekësisë Familjare të zhvilluar dhe përkrahur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm, Mbretëria e Bashkuar.

    Dafina Gexha Bunjaku është angazhuar si Zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!