×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush është personi që u kap nga Policia pasi u bë gati t’i lëshonte në treg 50 mijë euro false

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 17:08

    Të mërkurën, Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili po përgatitej të lëshonte në treg shumën prej 50 mijë eurosh të falsifikuara, shkruan Reporteri.net.


    Gazeta Online “Reporteri.net”  nga burime brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mëson se i arrestuari është Leotrim (Hasan) Alija i lindur më 25 tetor 1988. Alija është arrestuar dje nga Policia e Kosovës për për veprën falsifikim i parasë.

    Për arrestimin e tij përmes një komunikate ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.

    “Policia e Kosovës përmes rrugëve operative me datë 16.09.2020 ka pranuar informacione se një person i dyshuar është duke prodhuar para të falsifikuara në bankënota të ndryshme si : 5 (pesë), 10 (dhjetë) dhe 20 (njëzet) euro. Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore dhe operative, ku dhe është kuptuar se personi i dyshuar me inicialet L. A mashkull/ kosovar është në përgatitje të një shume prej 50.000 euro para të falsifikuara, për t’i lëshuar në treg”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kompetent dhe gjyqtari i procedurës ku nga dhe është dhënë urdhëri verbal për kontrollim të lokacionit ku dyshohej se po prodhoheshin paratë e falsifikuara.

    Gjatë realizimit të kontrollit në lokacionin e dyshuar njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar :
    • Një printer së bashku me pesë (5) euro të ngjitura në faqen printuese,
    • Gjashtëdhjetë e pesë (65) copa letër A4 me para të falsifikuara në të dy anët,
    • Dyqind e dy (202) copa letër A4 me nga pesë (5) euro në të dy anët,
    • Katër dhjetë e katër (44) kartëmonedhë nga 20 euro që dyshohet se janë të falsifikuara,
    • Shtatëdhjetë e katër (74) kartëmonedha nga 10 euro që dyshohet se janë të falsifikuara,
    • Njëqind e gjashtëdhjetë (160) kartëmonedha nga 5 euro që dyshohet se janë të falsifikuara,
    • Një (1) kartëmonedhë prej 50 euro që dyshohet se është e falsifikuar,
    • Foli me shenjë të sigurisë së parave dhe
    • Dy telefona celular.

    Pas kontrollit i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është intervistuar, në konsultim me prokurorin kujdestar të PTH-Prishtinë, i dyshuari dërgohet në ndalim për 48 orë.

    https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/3463082387085606

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!