×
  • Lajme
  • Lajme / Kishte lidhje të forta biznesore me Zvonko Veselinoviqin

    Kush është politikani kosovar që i fshehu milionat në Zvicër?

    Reporteri
    14 Maj 2024 | 18:18

    Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, javën që shkoi, riktheu edhe një herë në vëmendje politikanin që i fshehu miliona franga në Zvicër.

    Ndonëse nuk e përmendi emrin e tij, shefi i anti-korrupsionit tha se “vitin e shkuar u njoftua nga një OJQ që një politikan i ka pas 5 milionë euro në një bankë të Zvicrës dhe kjo është marrë vesh vetëm pas rrjedhjes së të dhënave nga banka”.

    Fjala është për Akan Ismailin. Ish-politikanin dhe ambasadorin e Kosovës në SHBA. (Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme).

    @reporterimedia Kishte lidhje me Zvonko Veselinoviqin, kush është politikani kosovar që i fshehu milionat në Zvicër? #lajmifundit #lajme #lajmeshqip #lajmetefundit #hyperactive #kosovatiktok #prishtinamall #kosova #kosova🇽🇰 #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #fypシ゚viral #foryou ♬ original sound – Reporteri.net

    Ish-ambasadori i kishte mbajtur të fshehura 3.9 milionë franga zvicerane në një llogari sekrete në Credit Suisse, të cilën ai nuk e deklaroi siç kërkohet me ligj, sipas të dhënave bankare të zbuluara para më shumë se një vitit.

    Si zyrtar i lartë publik, Ismaili ishte i detyruar me ligj të deklaronte pasurinë e tij, përfshirë edhe llogaritë bankare në banka të huaja. Por ai nuk i njoftoi autoritetet e Kosovës për llogarinë e tij në Credit Suisse.

    Atëbotë, ai raportoi se posedon prona, kursime në para dhe kompani, por Akan Ismaili nuk i njoftoi autoritetet kosovare për llogarinë e tij në Credit Suisse, e cila kishte vlerë pothuajse 3.9 milionë franga zvicerane në qershor të 2014-tës.

    Sipas legjislacionit të Kosovës, zyrtarët e lartë publikë që fshehin pasuritë e tyre ose bëjnë deklarata të rreme mund të gjobiten dhe të burgosen deri në pesë vjet. Në janar të vitit 2023, Prokuroria Speciale njoftoi se kishte nisur hetim ndaj ish-manjatit të IPKO’s për fshehjen e këtyre milionave në Zvicër.

    Akan Ismaili edhe sot vazhdon të jetë aktiv në biznes në Kosovë. Ai zotëron gjysmën e aksioneve të “Fundway L.L.C.”, biznesi që qëndron prapa kompanisë së sigurimeve “Scardian” dhe qendrës së lojërave për fëmijë “Hyperaktiv”.

    Ortak i tij në biznes vazhdon të jetë biznesmeni i tjetër i njohur kosovar, Bujar Musa.

    Një hulumtim i “Balkan Insight” në vitin 2015 kishte zbuluar se biznesmenët Akan Ismaili dhe Bujar Musa kishin pasur lidhje biznesore edhe me Zvonko Veselinoviq – i sanksionuar tashmë non-grata nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!