Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, njoftoi sot se partisë së tij ju bashkua edhe profesori Jahja Koka.
Kurti si për çdo person që po bashkohet me Vetëvendosjen, po tregon veç anën e CV-së së tyre të “bujshme”, por jo edhe të “bëmat”.
Kurti thotë se Koka ishte doktori i parë i holografisë laserike në ish Jugosllavi, ndërsa në Universitetin e Kosovës punoi 22 vjet ku arriti gradën profesor dhe themeloi laboratorin e holografisë laserike, të parin në ish Jugosllavi, shkruan Reporteri.net.
Më tej tregon se si me fondacionet amerikane IREX dhe Fulbright arriti të kryente hulumtime specializuese në Universitetin MIT-Harvard nën udhëhqjen e profesor Stephen Benton.
Por Kurti nuk tregon se bashkëpartiaku i tij i ri është mbështetur edhe nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.
Si Koka kishte mbetur i fascionuar nga Pacolli…
Ndërsa nuk dihet saktësisht se çfarë vlerësimi ka profesor Koka për “shefin” e tij të ri, Kurtin, por ai në 2016-tën kur kishte themeluar Qendrën Hulumtuese për Zhvillimin e Kosovës ishte fasionuar kur presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli ia kishte propozuar një projekt të tillë në të cilin kishte investuar miliona euro.
Kooka ndërkaq kishte thurur lavde Pacollit, duke thënë se po investon miliona për shkencën.
https://www.youtube.com/watch?v=359Su6Jdr1w
Se këtë Qendër e kishte mbështetur financiarisht kishte treguar edhe vet Pacolli përmes një postimi në Facebook, ndërsa kishte thënë veç fjalë të mira për profesor Kokën, si Kurti sot.
“QHZHK mbështetur dhe financuar nga Fondacioni Behgjet Pacolli, procedon me vijimësinë e aktiviteteve shkencore, edukative dhe teknologjike. Sot, Departamenti për arsim-shkencë, i kësaj qendre, mbajti seminar-ëorkshop me titull: MËSIMDHËNIA DHE MËSIMNXENJA NË DRITËN E NEUROSHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË BASHKOHORE. Kjo qendër e cila udhëhiqet nga profesori i nderuar me reputacion ndërkombëtar Jahja Kokaj, do të jetë institucioni kryesor qê do ti ofrojë shtetit dhe shoqërisë tonë programe të mirëfillta zhvillimor”, kishte shkruar Pacolli në Facebook. /Reporteri.net/.