×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush nga politikanët e agjëron muajin e Ramazanit?

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 20:19

    Në Kuvendin e Kosovës, ka shumë deputetë që agjerojnë muajin e Ramazanit Emri e ka Eman. E nëse përkthehet në shqip do të thotë besim.


    Por, jo vetëm nga emri, deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, njihet edhe si besimtar në jetën e përditshme.

    Emani është në mesin e deputeteve nga partia fituese e 14 shkurtit, që agjëron në muajin e Ramazanit.
    E përvec tij, nga Vetëvendosje, ka edhe deputetë të tjerë që agjërojnë.

    Fitim Uka, Labinotë Demi – Murtezi, Mefail Bajçinovci, Fitim Haziri e shefja e grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari, janë në mesin e deputetëve që agjerojnë në muajin e Ramazanit.

    Ndërsa, përvec tyre, sipas Rrahmanit, ka edhe deputetë të tjerë që agjërojnë nga VV.

    E a agjërojnë apo jo, gjatë gjithë të premtës, nuk e kanë konfirmuar apo mohuar, ministrat në qeverinë “Kurti 2”.

    I vetmi që është përgjigjur, është ministri për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka, i cili tha se agjëron muajin e Ramazanit.

    Ndërkohë deputetë me Ramazan, ka edhe në subjektet e tjera.

    Behxhet Pacolli, Mërgim Lushtaku, Uran Ismaili e Ganimete Musliu, janë në mesin e deputetëve që agjërojnë në këtë muaj.

    Ndërsa në mesin e deputetëve që agjerojnë, është edhe deputetja boshnjake, Dude Balje.

    Ndërsa, një përgjigje të tillë, nuk e kanë dhënë nga AAK-ja dhe LDK-ja.

    E nësë e mbajnë Ramazanin, T7 ka pyetur edhe për kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten, Vjosa Osmani.

    Por nga kabinetet e tyre, kanë thënë që kjo është një informatë personale që u takon vet të përmendurve ta bëjnë publike apo jo.

    Ajo që dihet është se as Kurti as Osmani nuk agjerojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!