Përveç policisë në Aeroport duke e pritur Behgjet Pacollin është edhe kushëriri i tij Rrahimi.
Zyrtari i AKR’së, Rrahim Pacolli, ka shkuar në Aeroportin e Prishtinës për ta pritur kreun e partisë, Behgjet Pacollin.
Rrahim Pacolli, ka thënë se ka dalë ta pres deputetin dhe se nuk e di nëse se cfarë veprime do të ndërmarrë policia.
“Unë kam ardhur ta marrë z. Pacolli dhe për nja gjysmë ore ai arrin këtu nga Tirana. Ekipi mjekësor është këtu do ta bëjë punën e tij, edhe policia, dhe do të vazhdojmë.
I pyetur se a do të karantinohet në Qendër të Studentëve, Rrahim Pacolli, ka thënë “është duke ardhur për të shkuar në shtëpinë e tij”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.