×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti tha se e takon Vuçiqin në mes të qershorit, Fitore Pacolli thotë se s’ka datë pa koordinim të brendshëm

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 9:39

     Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për rinisjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


    Kurti ka thënë se kësaj herë në dialog do të shkohet të përgatitur mirë dhe nuk do të jetë ashtu siç e kanë bërë qeveritë e kaluara, shkruan Reporteri.net.

    Ai nga Brukseli, pas përfundimit të një darke të organizuar nga shefi i diplomacisë së Bashkimi Evropian, Josef Borell me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Përendimor nuk ka dhënë datë të saktë për rinisjen e dialogut por ka thënë se takimi do të jetë kah mesi i muajit qershor.

    Por deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli-Dalipi thotë se pa një koordinim të brendshëm s’do të ketë datë apo agjendë të diskutimit në dialogun me Serbinë.

    “Ne nuk mund të flasim për agjendë, nuk mund të flasim për datë pa pasur një koordinim të brendshëm fillestar. Ky koordinim do të bëhet në muajt në vijim dhe momentin kur kemi agjendë jemi të gatshëm që të fillojmë dialogun me kushte tona”, deklaroi ajo për KosovaPress.

    Deputetja e mazhorancës thotë se tashmë Kosova do ketë zë dhe do të jetë palë në dialog, e jo siç thotë të ketë ndodhur në të kaluarën ku është shkuar me kërkesa dha data të të tjerëve.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!