Kuvendi i Kosovës e ka lënë në gjysmë debatin për dialogun i cili do të fillojë më 27 qershor në Washington, shkruan Reporteri.net. Por të enjten kryeministri Avdullah Hoti do të jetë në Bruksel në një vizitë zyrtare e më pas në Washington, më 27 qershor ku Kosova dhe Serbia takohen në Shtëpinë e Bardhë.
Kryetarët e Grupeve Parlamentare janë pajtuar që votimi i një rezolute do të shtyhet për seancën e radhës e cila pritet të mbahet të enjten.
Grupet Parlamentare të Vetëvendosjes dhe LDK-së i tërhoqën fjalimet e tyre, ndërsa për votimin e rezolutës nuk pati kuorum.
Kjo rezolutë sipas propozuesit Memli Krasniqi të PDK-së do të votohet në seancën e radhës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.