Është shtyrë seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit ku pritej që të zgjedhje kryesuesi.
Sot Komuna e Gjilanit ka njoftuar për shtyrjen e kësaj seancë, por që nuk ka treguar se kur do të jetë dita tjetër që do të mbahet.
“Shtyhet seanca e Kuvendit Komunal. Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e paraparë për sot, shtyhet për një ditë tjetër, e cila do të vendoset ndërkohë”, njofton Komuna.
Ndërsa për sot ishte lajmëruar seanca ku asamblistët e Kuvendit Komunal të Gjilanit do të mblidhen sot për të votuar kryesuesin.
Mbledhja ishte paralajmëruar të fillojë në ora 10:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.