×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi i Kosovës mban seancë nga ora 10:00, mbyll sesionin pranveror

    Reporteri
    12 Gusht 2021 | 7:00

    Kuvendi i Kosovës nga ora 10:00 do të vazhdojë pikat e mbetura të seancës së kaluar, ku edhe do të mbyll sesionin pranveror.


    Një ndër to është formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i Kuvendit:

    Rendi i ditës

    7. Votimi i Raportit me Rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare,

    8. Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me problemet e evidentuara në NP KOSTT Sh.A,

    9. Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

    Vendi: Kuvendi i Kosovës
    Koha: 10:00

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!