Kuvendi mban seancë për projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë dy seanca plenare ku pritet të votohen dy projektligje të rëndësishme.

Duke nisur nga ora 10:00, do të provohet të votohet në parim projektligji për rimëkëmbjen ekonomike, i cili ka dështuar në dy seancat e kaluara të marrë votat e nevojshme.

Deputëtët sërish do të sfidohen për votimin e një tjetër projektligji që më herët nuk ka marrë besimin e tyre, ai për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Krahas kësaj deputetët pritet të votojnë edhe për disa nga projekt-rezolutat që për to në seancat e kaluara nuk ka pasur kuorum votimi.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

“I. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 7, 13, 14 gusht dhe 17 shtator 2020:

  1. Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.
  2. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 14 gusht dhe 17 shtator 2020:
  3. Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 17, 18 dhe 21 shtator 2020:

  1. Votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,
  2. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, z. Ramë Likaj, sipas kërkesës së nënkryetares së Kuvendit, znj. Arberije Nagavci, e nënshkruar edhe nga 7 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor në kushte të pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës,
  3. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës,
  4. Votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”,
  5. Propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
  6. Propozimi i GP të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Pavarur të Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës,
  7. Zëvendësimi i anëtarit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19, nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në pjesën e dytë të ditës kuvendarët do të provojnë të zgjedhin avokatin e popullit.

  1. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 7, 13, 14 gusht dhe 17 shtator 2020:

  8. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  9. Pyetjet parlamentare,
  10. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  11. Shqyrtimi i Propozim-amendamentit Kushtetues nr. 26,
  12. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të

RTK-së, prej tyre një (1) nga komuniteti serb dhe një (1) nga komunitetet tjera jo shumicë,

  1. Zgjedhja e Avokatit të Popullit,

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës

Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, vazhdon të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:

  • Ueb faqes së Kuvendit,
  • Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe
  • RTK-së, si medium publik.