Kuvendi i Kosovës ka arritur të miratojë Strategjinë e Sigurisë së Kosovës për vitin 2022-2027.
Nga 84 deputetë të pranishëm vetëm 61 deputetë morën pjesë në votim ku 60 vota ishin për dhe 1 abstenim.
Deputetët e opozitës edhe pse ishin të pranishëm në seancë nuk morën pjesë fare në votim.
Ata gjatë shqyrtimit të kësaj strategjie hodhën akuza, duke thënë se kjo vetëm strategji nuk mund të quhet.
Opozita kërkoi që e njëjta të mos hidhet fare për votim dhe që të kthehet për shqyrtim edhe një herë në Komisionin për Siguri.
Pas kësaj, kryetari Glauk Konjufca njoftoi se Kuvendi shkon në pushim deri në orën 15:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.