×
  • Lajme
  • Lajme / Tentativa

    Kuvendi njofton për vazhdimin e 15-të të seancës konstituive

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 16:02

    Deputetët e Kuvenditë të Kosovës do të mblidhen nesër (e martë) në ora 10:00 në tentativën e 15-të për konstituimin e Kuvendit. 

    Kuvendi ka njoftuar zyrtarisht se seanca do të nisë në ora 10:00.

    Seabca për konstituimin e Kuvendit ka nisur më 5 prill. Që nga ajo ditë deputetët janë mbledhur 14 herë.

    Tentativa e fundit u mbajt të dielën ku u dështua sërish konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

    Lëvizja Vetëvendosje as të enjten  nuk arriti ta bëjë formën e fshehtë të votimit.

    Partitë tjera politike janë deklaruar kundër dhe nuk kanë propozuar anëtarë për Komision.

    Në sallë ishin 92 deputetë.

    “54 vota për, kundër asnjë, dhe asnjë abstenim”, tha Dehari.

    Pas dështimit të votimit të Komisionit, Kryesuesi Avni Dehari e ka ndërprerë seancën, duke caktuar seancën për 13 maj, të martën në ora 10:00.

    Kandidatja e VV-së për Kryetare Kuvendi vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.

    PDK dhe AAK i kanë kërkuar vazhdimisht VV-së që ta ndërrojë emrin, teksa janë përmendur edhe emra nga kjo parti që do të mund t’i votonin. LDK ndërkohë ka thënë se nuk do ta votojë asnjë propozim të kësaj partie. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!