Kuvendi voton Komisionin Parlamentar për arritjen e konsensusit për Tribunalin

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e rregullt plenare.


Në rend dite është edhe votimi për formimin e Komisionit për Tribunalin për krimet serbe në Kosovë.

Deputeti i PSD-së, Faton Topalli ka thënë se duhet unifikim i të gjitha partive për këtë nismë, para se ajo të del në votim.

“Mendojmë si PSD që kjo i tejkalon suazat e një partie, dhe jemi të interesuar që të kemi një konsesus. Propozimi im është që Kuvendi të krijojë një Komision Parlamentar që do ta ketë për bazë këtë tekst që është dorëzuar tek ne”, ka thënë Topalli.

Ndërkohë, inicuesi i kësaj nisme, Kadri Veseli ka thënë se nuk është e rëndësishme se a përmendet emri i tij ose jo në këtë nismë. Sipas tij është e rëndësishme që ky Tribunal të formohet.

Megjithatë, sipas Veseli askush nuk mund ta ndalë formimin e këtij Tribunali.

Propozimi i PSD-së mori 62 vota pro, dhe në këtë mënyrë është aprovuar kërkesa e deputetit Topalli.