×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi zyrtarisht ia kërkon Qeverisë mendimin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 16:12

    Kryesia e Kuvendit ka kërkuar nga Qeveria që të paraqesë mendimin lidhur me nismën legjislative për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme në Kosovë dhe të përgatisë deklaratën e ndikimit buxhetor dhe atë për përafrim me legjislacionin e BE-së për këtë projektligj.


    Kjo mund të bëhet në afatin prej një muaji nga dita e pranimit.

    Nisma legjislative për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje po shihet si presion i Vetëvendosjes për çështjen e votimit të presidentit.

    Ndërkohë, në Qeveri, ekzekutivi është duke mbajtur një mbledhje, e nisur në ora 16:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!