×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky do të jetë moti për ditët e ardhshme

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 23:35

    Gjatë javës së ardhshme vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit.


    Këto masa gjatë ditës së martë do të fuqizohen dhe si pasojë do të ketë rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

    “Për derisa në viset e ulëta parashihen reshje shiu, në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1200m reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla bore”.

    “Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 9-18 gradë Celsius”.

    “Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-12 m/s”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!