Një 24-vjeçar dyshohet se e ka vrarë vetën me armë zjarri rreth orës 19:30 në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit.
Përveç zëdhënësit të policisë në Ferizaj Adem Gashi, rastin e rëndë për Reporteri.net e ka konfirmuar edhe Rufki Suma kryetar i Hanit të Elezit.
Ai ka deklaruar se i riu që dyshohet që ka vrarë vetën me armë zjarri është Enis Kaloshi viti i lindjes 1995.
“Policia janë ende në vend të ngjarjes, ka qenë forenzika, tash janë ardh të morgut ta marrin për t’ia bërë obbduksionin”, ka thënë Suma për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.