×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është anëtari i LDK-së që vdiq nga COVID, ishte mjaft i ri

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 23:50

    Betejën me coronavirusin e ka humbur sot edhe Hysni Jerliu, nënkryetar i nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Raskovë.


    Lajmin për vdekjen e Jerliut e kanë dhënë miqtë e të ndjerit, me anë të postimeve në rrjetin social Facebook, teksa kanë njoftuar se ai ishte i infektuar me coronavirus.

    Për Jerliun u tha se luftoi me sëmundjen deri në momentet e fundit, ndërsa veprimtarinë e tij ia kushtoi atdheut si një njeri me karakter, moral e pastërti shpirtërore.

    Ndër dedikimet e shumta që ia kushtuan Jerliut, personat që e njohën nga afër, është përmendur edhe mesazhi që i ndjeri ia kishte dërguar një miku të tij me fjalët “ruajuni se nuk ish lojë”, duke ua bërë me dije të tjerëve rrezikun që shkakton coronavirusi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!