×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është i dyshuari për dhunimin e më pas vrasjen e 11 vjeçarit në Fushë Kosovë

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 12:23

    Sefedin Osmani, 20-vjeçar është arrestuar pasditen e djeshme nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet për vrasjen e 11-vjeçarit K. Veseli nga Fushë Kosova.


    “Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve të vazhdueshme hetimore dhe operacionale lidhur me rastin e raportuar me datën 11.07.2019, e cilësuar në fillim si “vdekje e dyshimtë”, me datën 16.07.2019 rreth orës 19:55 nga njësitë policore të Stacionit Policor të Fushë Kosovës është arrestuar personi i dyshuar me inicialet: S. O. i lindur me 1999”, thuhet në njoftimin e policisë.

    11-vjeçari, K. Veseli ishte gjet i vdekur të enjten e 11 korrikut, poshtë shkallëve të një ndërteve në lagjen “Xhemail Mustafa”, në Fushë Kosovë.

    Ndërsa Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi se janë duke pritur raportin e autopsisë për të vepruar tutje me rastin.

    “Ende nuk është ardh raporti i autopsisë dhe nuk kemi dal ende me ndonjë komunikatë po e presim raportin. Përveç që kemi informatat se viktima është gjetur pa shenja jete, ka pas shenja të dhunës në trup. Mirëpo jemi duke i pritur raportin dhe të shohim sesi kanë ardh deri tek ato shenjat në trup”, ka thënë Laureta Ulaj zyrtare për marrëdhënie me publikun.

    Nëna e 11-vjeçarit, kishte thënë se ka qenë në dijeni për rastin e djalit të tij me ç’rast kishte raportuar policinë në janar të këtij viti po ashtu edhe familjen e të dyshuarit.

    Makfire Veseli, kishte thënë se policia ka qenë e informuar që nga janari për të dyshuarin Sefedin Osmani. Ajo po ashtu thotë se edhe familja e të dyshuarit ka qenë e informuar për abuzimin që iu kishte bërë djalit të saj.

    “Djali më dilte nëpër kanta dhe më vinte e qante më tregonte për rastin. Po unë njëherë e lashë. Nuk e lajmërova hiç policinë. Mandej e lashë, erdhën vetë policia, që u lajmërua djali në polici. Unë kam qenë të familja jem. Kanë ardh policia e Fushë Kosovës. Edhe më thanë ‘Makfire a e din që e kanë dhunua djalin. Thashë po, djali më ka kallxu”, kishte thënë Makfrija.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!