E diela ka qenë dita e fundit e jetës për kosovarin me banim në Itali, Gzonit Kelmendi. 33 vjeçari kishte dalur në një lokal pas mesnate në Firenze ku papritmar është përfshirë në një konflikt me një tunizian.
Fillimisht raportohet se sherri mes të dyve është evituar nga punëtorët e lokalit. Por, tuniziani ka shkuar në banesë ku e ka marrë një thikë për të vazhduar sherrin me kosovarin, shkruan Indeksonline.
Ai e ka pritur në rrugë 33 vjeçarin nga Kosova duke e sulmuar me thikë.
Raportohet se Kelmendi është goditur me thikë në fyt dhe trup duke qenë e pamundur t’i mbijetojë plagëve.
Policia italiane e ka arrestuar tunizianin 39 vjeçar, i cili më pas e ka pranuar krimin e bërë.
Gzonit Kelmendi ishte me prejardhje nga Peja.
Familja e tij po kërkon nga organet kompetente kosovare e italiane që të merret me këtë rast.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.