Policia e Kosovës dje ka arrestuar një mjek në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Ai është kapur në flagrancë duke kërkuar dhe pranuar ryshfet nga një qytetar lidhur me kryerjen e ekspertizës mjekësore që i dyshuari ka qenë i obliguar ta kryej në bazë të aktvendimit të gjykatës dhe vendimit për caktim të ekspertit nga SHSKUK-ja.
Gazeta Online “Reporteri.net” merr vesh se mjeku i arrestuar është Sabit Sllamniku.
Për arrestimin e tij, gjatë ditës së djeshme janë deklaruar edhe nga Prokuroria e Shtetit.
“Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprime në mënyrë urgjente, duke autorizuar policinë për zbatimin e tyre, me aprovim të gjykatës kompetente, ashtu që ka lëshuar urdhëresë të përkohshme për zbatimin e masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, si dhe simulimin e veprës penale, i cili është kryer me dhënien e mjeteve monetare të dyshuarit, me ç’ rast ka rezultuar deri te arrestimi i tij në flagrance”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Reporteri.net