Fillimi i javës me mot të ndryshueshëm dhe me reshje lokale shiu, kurse në pjesën e dytë të javës priten rënie e temperaturave dhe shi sipas Prishtina Weather.
Moti gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht i vranët, kohë pas kohe do të përcillet me reshje të shiut.
Temperatura minimale pritet të jetë afro 12 gradë Celsius, kurse ajo maksimale pritet të jetë 22 gradë Celsius.
28.05 – Kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore, mundësi për riga lokale shiu.
29.05-30.05 – Të enjten paradite kryesisht me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima. Ditën e premte, mot më i ftohtë, kryesisht i vranët, kohëpaskohe me shi.
Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht i fuqishëm nga juglindja dhe jugperëndimi 4-12m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, por nga dita e enjte do të shënojë rritje mbi vlera normale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.