Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që personat mbi 65 vjeç mund të mund të dalin në ambiente publike në orët e hershme të mëngjesit nga ora 05: deri në orën 10:00 dhe në orët e mbrëmjes nga 18:00 deri në orën 21:00.
“Qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike (diabet, hipertensioni arterial dhe sëmundje zemre, sëmundje kronike të mushkërive, pacientët më sëmundje të veshkave, pacientët me imunitet të suprimuar, pacientët onkologjikë etj.) mund të dalin jashtë në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit nga orës 05:00 deri në orën 10:00 dhe në orët e mbrëmjes nga ora 18:00 deri në orën 21:00”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.
Qeveria në mbledhjen e e mbajtur sot ka marrë një sërë vendimesh në kuadër të masave mbrojtëse për të frenuar rastet në rritje me koronavirus. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.