×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

    Reporteri
    21 Nëntor 2021 | 16:58

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në 5 ditët e ardhshme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celcius.

    Temperaturat maksimale pritet të sillen mes 8-13 gradë Celcius.

    Sipas këtij instituti, të hënën dhe të martën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me shi ndërsa të mërkurën dhe të enjten parashihet mot me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë

    “Java e katër e muajit nëntor parashihet me mot të ndryshueshëm. Të hënën dhe të martën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me shi. Të mërkurën dhe të enjten parashihet mot me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë. Të premten sërish parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të shiut. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikohen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius. Të mërkurën, në viset e ulëta do të ketë kushte për mjegull dhe mund të përsëritet edhe ditën e enjte. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet nga ky institut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!